• |
ide | kryesore

Zjarr brenda një apartamenti në Durrës, raportohen dëme materiale

Lajme, Të fundit



Një banesë në Durrës është përfshirë nga flakët rreth orës 09:35 të mëngjesit të sotëm. Nga njoftimi i policisë raportohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetases Dh. H. dhe janë regjistruar dëme materiale. Fatmirësisht, nga flakët nuk ka persona të lënduar. 

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *