• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh/ Tre lëvizjet që detyruan Ramën të bëjë prapaktheu për Kodin Zgjedhor

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk do të votohen më 1 tetor siç ishte paracaktuar me herët nga PS dhe sikurse e pati konfirmuar edhe Damian Gjiknuri. Mësohet se mazhoranca është tërhequr nga seanca e ditës së enjte kur ishte parashikuar votimi për ndryshimet që përfshinin listat gjoja të hapura (në fakt pothuajse të mbyllura) dhe sidomos çështjen më të debatueshme, atë për heqjen e koalicioneve.

Ky vendim duket se është marë pas një trysine që ka ardhur nga tre faktorë. Së pari, mbrëmë në darkë vonë opozita i dha fund rrefuzimit të saj për të përgatitur një draftë të ve♪antë se si mendon ajo të zgjidhen këto dy probleme. Me sa dket kjo kthesë 180 gradë e opozitës ka ardhur pas një dakordësie me ndërkombëtarët. Sot paraditë ambasadorja amerikane, si gjihmonë e kujdesshme për të folur me doreza për qeverinë përmendi nderin për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Lexo me tej:

Shpjegimi/ Pse Rama po bën të pakënaqurin me drejtorët e administratës

“Unë kam folur shumë qartë. 5 qershori është arritur në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Firma ime nuk ndodhet mbi atë letër. Ata që kanë nënshkruar atë letër janë persona përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Kështu që pritja ime është që 5 qershori do të nderohet” theksoi Kim.

Andi Bejtja ironizon keq “NDERIN” e Yuri Kim

Pak më i qartë ishte ambasadori i BE Soreca që me gjithë mendimin pozitiv që ka ndaj kësaj qeverie duhet të zbatojë edhe porositë që i vijnë nga Brukseli. Ndryshe nga Kim ai qe më eksplicit dhe teksoi se bashkëpunimi në Këshillin politik duhet ti paraprijë votimit në parlament.

 “Ne [BE] përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e bazuar në rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet.

Po ashtu theksojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e Kodit Zgjedhor, të cilat shkojnë përtej qëllimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse para se të votohet në Parlament.”

Soreca shigjeton Ramën: Bashkëpunoni në këshill para votimit në parlament

Pas këtyre tre lëvizjeve mazhoranca është justifikuar se votimi nuk do të bëhet në 1 tetor sepse grupi i punës nuk ka mjaftueshëm kohë të shkruajë një dokument gjithëpërfshirës. Pritet që PS të marrë në konsideratë edhe draftin e propozuar nga Partia Demokratike për listat e hapura dhe koalicionet.

Por ende nuk mund të thuhet nëse ka ndonjë shpresë që PS të ketë reflektuar për të mos bërë ndryshime të njëanëshme, apo ajo thjesht po fiton kohë për të arritur tek qëllimi i saj.

©LAPSI.al

.



11 Comments

  1. Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon te vetedisktretitohet me ato qe poston ne rrjetet sociale, ku secili prej nesh mund t’i coje dicka duke u tallur ne Facebook dhe ai e boton ne profilin e tij. E njejta gje ka ndodhur edhe diten e sotme, ku Berisha ka publikuar nje foto ta para shume viteve duke pretenduar se eshte shkrepur ne date 26 te ketij muaji. Synimi i tij ka qene te sulmoje ministren e re te Arsimit, Evis Kushi, por ka deshtuar me sukses nderkohe qe ai/ajo qe i ka nisur foton eshte tallur me te si perhere.

    1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

      Në një vend me demokraci funksionale,Evis Kushi duhet të kishte dhënë dorëheqje menjëherë ,
      që në momentin kur Vladimir Kola publikoi plagiaturën e saj,duke përfituar me pa të drejtë tituj shkencorë.Evis Kushi është mashtruese,si shumica e”rilindasve”.

  2. Po mi ambadadore aty maje menien ke nderi i Ramës.Po ku ka nder ai mi ambasadore.Thuaja një herë gjërat troç ai ashtu kupton pak.Lëre një herë dipllomacinë siç ke bërë ti dhe para ardhësit e tu me Pd.

      1. Shumë të dhimset o bythqir i mutit karët është numri shumës o i pa emër aq shumë të pëlqejnë meri karët çoi nës shtëpi po veju emra se ti je kar pa emër jepi ca mamit ca motrave ca gruas të tjerët për veten tënde se të ha bytha shumë

  3. Nga 2009 deri në 2013, nën drejtimin e biznesmenit kontrovers që kishte lidhje të ngushta me familjen e ish kryeminsitrit Sali Berisha – ARMO u rrënua nga një kompani e shëndoshë financiarisht në një shoqëri aksionere të mbytur në borxhe ndaj bankave, tatimeve dhe furnitorëve.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që ARMO, e cila ka në pronësi dy rafineri në Fier dhe Ballsh, është e koletarizuar tërësisht pasi ka akumuluar deri në vitin 2014 më shumë se 500 milion dollarë detyrime ndaj autoriteve fiskale, bankave, furnitorëve dhe palëve të tjera.

    Ndërkohë që nëpërmjet mospagësës së taksave, tregtimit të paligjshëm të naftës D2, kredive fiktive bankare dhe huadhënies drejt kompanive të tij të tjera si “Taci Oil” dhe “KUID,” Rezart Taçi dyshohet se ka arritur të zhvasë në mënyrë të paligjshme nga ARMO më shumë se 200 milion dollarë.Do e shikoni fundin shume shpejt o lapsexhijte e lapsit

  4. komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997, ka identifikuar edhe personazhet kryesore, të cilët kanë mobilizuar dhe armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut. Ata janë Shaban Memia, Sabah Jemishta, Ibrahim Mullaliu dhe Blerim Çela, që të katërt ‘ushtarë’ të Sali Berishës. Shaban Memia ka qenë deputet i PD-së mjaft aktiv në ngjarjes e ’96, ’97 dhe grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Pas rikthimit në pushtet, Berisha e emëroi Shaban Meminë në krye të ALUIZNI-t. Blerim Çela ka qenë gjithashtu kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997, deputet i PD-së si dhe shef i financës së PD-së nga 1997-2009.

  5. Kush erdhi në vendin e atyre që ikën: shumë prej tyre të njohur për mediokritet politik dhe qytetar, për afera financiare, njëlloj të pasur si të dëbuarit dhe po aq lakmitarë dhe të paide si ata. Nëse Basha mendon se mund të ngjallë besim e shpresë me Ballinjtë, Bardhët, Gjatat, Alibeajt, budallallëqet e Spahijve që djegin shkolla dhe nuk e kanë veshur një ditë bluzën e bardhë, shefat e Lazaratit, manjakët pushtetarë të lësëisë dhe vasilët e pamençur, Salianjët, Nard Ndokët e Dulet, aferat babale apo recitimet e Dumes – Shkaut, atëherë ai nuk ka mësuar asgjë nga tetë vitet në opozitë dhe do të ishte mirë të vazhdonte të qëndronte edhe më tej.

    Nëse ai nuk e ka mësuar se jo bojkoti, por pjesëmarrja; jo largimi, por prania; jo sharja, por mendimi; jo metingashët, por të mënçurit; jo të korruptuarit, por të ndershmit të sjellin në pushtet – ende asgjë nuk ka mësuar. Nëse ai nuk e di se shembulltyra është sprova e një lideri, ai nuk do të blinte në harkun e një viti 4 vila luksoze, ndërsa flet për varfërinë, atëherë do të bënte mirë t’i jepte lamtumirën politikës dhe të kthehej në zanatin e tij. EULEX-i dhe Gjykata Speciale ka ende nevojë për përkthyes dhe hetues!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *