• |
ide | kryesore

I evitoi humbjen e parë, Ronaldo i bën edhe elozhe Pirlos: “Me trajnerin, punojmë me buzëqeshje”

-Instant, Sport



Me dygolëshin e tij shpëtoi Juventusin e i evitoi Pirlos humbjen e parë sezonale. Cristiano Ronaldo e ka filluar në mënyrë madhështore edhe sezonin e tij të tretë me bardhezinjtë. “Pasi shkuam në disavantazh e dinim se ndeshja do të komplikohej, por arritëm të fitonim një pikë të rëndësishme. Jemi në fillim të kampionatit, me një trajner të ri – shpjegoi portugezi pas ndeshjes në Olimpico -. Por e shoh skuadrën aktive, jemi mirë, shoh një të ardhme shumë pozitive. Besoj se Serie A është forcuar shumë, Inter, Milan e edhe ne. Eshtë një kampionat më i vështirë se vitin e kaluar”.

CR7 ka dashur të shuajë edhe të gjithë zërat se raporti i tij me teknikun e ri nuk është i mirë, madje sipas tyre portugezi po mendonte largimin. Përkundrazi, gjykimi i tij për Andrea Pirlon është shumë pozitiv. “Eshtë shumë shpejt por e shoh skuadrën shumë më mirë, më të kënaqur e që punon me buzëqeshje. Kjo është shumë e rëndësishme” përfundoi Ronaldo, autor i tre golave në dy ndeshjet e para të kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *