• |
ide | kryesore

Kapet në Kakavijë taksisti që donte të kalonte kufirin me 2 persona

Lajme, Të fundit



Një taksist pozitiv me Covid-19 tentoi të kalonte kufirin me 2 persona në makinë. Ai kishte bërë testin dhe ndonëse kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, kjo nuk e ka penguar taksistin nga Saranda që të marrë në bord dy persona dhe të tentojë të kalojë kufirin drejt Greqisë.

Të tre personat janë kapur dhe taksisti është gjobitur me 700 mijë lekë. Kjo nuk është hera e parë që në pikën e kalimit kufitar kapen persona me Covid, të cilët nuk janë izoluar dhe kanë lëvizur lirshëm duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. 60-vjeçari i identifikuar me inicialet S.C u kap në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë nga Inspektori i ISHSH. Taksisti paraqiti testin e COVID, një kusht i domosdoshëm për të kaluar kufirin drejt Greqisë,  ku rezultonte se ishte pozitiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *