• |
ide | kryesore

Ministri Klosi: Valët e muzikës përhapin Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një shpjegim të çuditshëm që ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale për vendimin e ndalimit të muzikës pas orës 20:00 në lokale dhe për mos hapjen e klubeve të natës. Ai habiti të gjithë kur tha se “valët e muzikës përçojnë virusin”, madje sipas tij “sa më e lartë të jetë kënga aq më shumë përhapet Covid-19”.


“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar se janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pija alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri – tjetrit, lëshohen më shumë,” – tha Klosi në një intervistë në Report TV.


Deri më tani shkencëtarët kanë dhënë rrugë të tjera të përhapjes së virusit, por këtë që thotë Klosi nuk e ka përmendur askush. Në disa shpjegime thuhet se lokalet me muzikë të lartë e përhapin virusin për shkak se frekuentuesit afrohen te njëri – tjetri kur flasin, por siç tha vetë ministri “sa të rrosh, do mësosh”. ©LAPSI.al

12 Comments

    1. Bole dhe madje shume me pak se bole je ti. Bolja te pakten e ben nj pune, prodhon sperme, ndersa ti prodhon vetem budallalleqe.
      O rrot trapi kush na jane kto studiuesit qe na tregokan qe muzika perhapka virusin??
      Mos valle jane te njejtet qe ne fillim thane qe mos mbani maska po mbani doreza, pastaj ndryshuan 180 grade qendrim, etj
      Tani pritet te na thone dhe mos rrini jasht ne natyre pasi dhe era e perhap virusin.
      Mjer bota ku ka perfundur e mbushur me analfabet funksional si puna juaj, qe besoni cdo gje qe ju thone, nuk e zrisni sadopak mendje.

    2. O bole, keta studjusit e huaj jua paskan thene vetem ty e Klos Kosit ne 7 miliard a ca banore qe ka bota😀. A marrezia spaska fund nder rilindes mor ja qr.🤦🏻

  1. O autik mavi mund te na thuash se ku e ke lexuar ti apo ministri kete studim se do cuditet bota. Sa per dijeni nqs di anglisht lexo sesi perhaper virusi o idiot

    The virus is spread primarily via small droplets from coughing, sneezing, and talking. The droplets are usually not airborne; however, those standing in close proximity may inhale them and become infected. People may also become infected by touching a contaminated surface and then touching their face. The transmission may also occur through aerosols that can stay suspended in the air for longer periods of time in enclosed spaces. It is most contagious during the first three days after the onset of symptoms, although spread is possible before symptoms appear, and from people who are asymptomatic.

  2. Ministra te tille i duhen vendit ,ky k..r ka gjithe jeten minister me PS- ne megjithese makina i harxhonte 200 litra ne dite ne kohen e Nanos ,tani minister me Rivdekjen, por tani si k..r me SYZE po na mbron nga COV19 qe shfaqet si tinguj muzike dhe infekton miletin qejfli.
    Ptu te dhjefsha trurin o idjot i lindur.

  3. Gafa e Klosit është e lidhur me servilizimn e tij ndaj Ramës.
    Meël Rama ka probleme psiqike e nuk e duron dot muzikën siç ka alergji edhe për artet e tjera, në kundërshtim me detyrën e tij që duhet të mbrojë turizmin që mungesa e muzikës e dobson, bën të kundërtën.
    Është e vërtetë që frekuencat e larta të valëve të tingujve, ndikojnë në lëvizjen e ajrit, por llogjikisht ky fenomen mund të ndikojë më shumë për largimine viruseve e jo në shtimin e tyre, veçanërisht kur muzika luhet në ambiente të hapura.
    Fakt është që kjo pandemi ka shumë të panjohura e kjo ka ndikuar në përhapjen e shumë teorive konspirative.
    Duket se diku ka dëgjuar i gjori Klosi ndonjë xhevahir të tillë, e ngaqë nuk e ka idenë e muzikës, ka lëshuar pa doganë këtë marrëzi.
    Kjo të kujton edhe një tjetër ministre ultra servile të Ramës, Spiropalin që e konsideron Ramën si Skënderbe, e ngaqë nuk e kishte idenë e romanit “Don Kishoti i Mançes” të Servantesit, e kujtonte se Don Kishoti ka qenë ndonjë nga bashkëluftëtarët e Skënderbeut, e Servantesi një shkrimtar shqiptar.

  4. Ky nuk eshte se u be sot, ky ka qene padhosh groshe qe perpara. Sipas ketij padhoshit virusi qenka qejfli i madh. Ky duhet cuar per vizite urgjente tek psikiatri, ose me sakte vete padhoshi i gjate duhet ta coje per vizite se me keto shpikje do ti beje ndonje hata qivirisjes dhe do na marre ne qafe kumandarin

  5. Kujdes shoku minister se me kete deklarate po i jep te drejte konspiracionisteve , per sa i perket valeve 5g , se valet vale jane , dhe zotrote shoku minister e di mire kete gje se ke mbaruar dhe per elektronike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu