• |
ide | kryesore

Klosi pa tekst në Prishtinë/ Kosova i kërkon të heqë taksën në Rrugën e Kombit për turistët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Turizmit, Blendi Klosi udhëtoi drejt Prishtinës për t’i joshur shqiptarët e Kosovës të kalojnë pushimet në bregdetin e Shqipërisë edhe këtë vit. Por në takim me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës, Klosi u gjend pa fjalë përballë kërkesës së qeverisë së Kosovës për të hequr pagesën në “Rrugën e Kombit” për turistët nga Kosova.

Bislimi tha se kanë shtruar kërkesën që të gjendet një zgjidhje për taksën që turistët paguajnë në Shqipëri për “Rrugën e Kombit”.

“Kërkesën tonë që të gjendet në zgjidhje të paktën e përkohshme për eliminimin e detyrimit përkohshëm për të paguar për tunelin në Kalimash për arsye se kjo po shkakton vonesa. Rruga nga Kosova deri në destinacionet në Shqipëri dhe anasjelltas duhet të jetë sa më e lehtë. Duhet të gjendet një zgjidhje për eliminimin e detyrimit për të paguar për tunelin në Kalimash, që po shkakton vonesa për turistët tanë, të cilët ia mësyjnë Shqipërisë, e sidomos për pushime afatshkurtra”, tha Bislimi.

Mirëpo, ministri Klosi foli vetëm për rëndësinë e promovimit të turizmit të përbashkët, duke mos përmendur fare taksën prej 5 euro që paguhet në Kalimash.

Për të dy qeveritë tona është një vendimmarrje e përbashkët që turizmi nuk është vetëm një kënaqësi, është një kontribuues i rëndësishëm në ekonomi dhe buxhetet tona. Prandaj, do të bëjmë gjithçka që oferta Kosovë-Shqipëri të jetë një realitet. Deti është i të gjithë shqiptarëve dhe bjeshkët po ashtu duhet ta shikojnë ofertën. Është e pafalshme që të kemi kufi edhe në bjeshkë. Folëm qartë që parqet tona të jenë parqe që nuk e njohin kufirin administrativ”, tha Klosi.

“Do të jemi bashkë për të ofruar një ofertë të përbashkët turistike”, theksoi ministri shqiptar, që në fjalën e tij nuk e ceku për asnjë moment çështjen e taksës në Rrugën e Kombit.



3 Comments

  1. Dihet qe trau esht ven vetem per Kosovaret, gjith veriu nuk kan taks ateher esht ven kastile per ti rjepur Kosovaret , ata kan faje qe vijn ne bregdet pasi kan rruge tjera, ata vetem e vetem qe e kan ven traun po te isha une do ikja ne Mal te zi vetem nga inati qe kan ven traun .

  2. Blendo, nje këshillë të jap. Kthehu në profesionin tënd të vjetër për shkollën që ke bërë. Mos rri më me këta politikanë faqezinj, se fatkeqësisht je bërë edhe ti pjesë e llumit socialist, pavarsisht se qëndron sipër tyre. Mos ja shit shpirtin dreqit!

    Me të mira,

    Inxhinieria 89-94.

  3. duhet hequr taksa ne tynel po ama duhet hequr dhe trau tek dogana e njerezit te kalojne lirisht se eshte turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *