• |
ide | kryesore

Blendi Klosi i sinqertë për plazhet: U vonuam se ishin zgjedhjet!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Turizmi Blendi Klosi nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të qartë pse nuk është bërë akoma ndarja e stacioneve të plazheve, vonesë që ka nxitur konflikte të rënda në bregdet, por tha se brenda pak ditëve kjo çështje do të marrë zgjidhje.

Duke shmangur prezencën e medias ministri i turizmit Blendi Klosi u takua për herë të parë pas ngjarjes së rëndë në Velipojë me turoperatorët dhe hotelierët e Durrësit për të komunikuar mbi problematikën e ndarjes së stacioneve të plazheve.

“Pra kemi një situatë e cila ka nevojë shume të përshpejtohet. Ne do na duhet ta mbyllim këtë punë në 3, 4 ditë përsa i përket gjithë problematikave që kemi të evidentuara për parcelat e aplikuara të kemi një aplikim të ri në dy ditët që do të vijnë dhe të kemi një nxitje tashmë nga vet strukturat tona qoftë qendrore qoftë lokale për t’u kërkuar këtyre posedueseve të plazhit aplikim urgjent dhe të kemi një mundësi që të veprojmë shpejt”, u shpreh Klosi.

Ministri ka justifikuar edhe vonesat e konstatuara në hapjen e aplikimeve për stacionet e plazhit në vend.

“Procesi zgjedhur nuk na lejonte që ta hapnim procesin e aplikim it të parcelave dhe ajo u hap vetëm mbas 25 prillit. Kemi të realizuar në këtë proces në shkallë të madhe”, tha Klosi.

Në bregdetin e Durrësit në total janë 815 parcela, nga të cilat 638 mund të menaxhohen nga privati, por që aktualisht janë bërë vetëm 430 aplikime, nga të cilat 70 janë refuzuar.



4 Comments

  1. C’pune kishte procesi zgjellor,me detyrat qe duhet te beje Ministria e turizmit.Pra ky ministruc,deklaron pa fare turpi,qe cdo gje rilindja,e lidh vetem me zgjedhjet,duke lene pas dore,cdo detyre shteterore.Pra rilindja nuk punon fare si qeveri,por vetem merr detyrat e Komisionit zgjedhor.Me qesharakja,eshte se simbas ketij ministruci,kjo detyre,na u zgjidhka per tre-kater dite.Akoma me turp,qe jo vetem nuk kerkon falje-per doreheqje as qe behet fjale,por nuk pranon te flase as perpara gazetareve……

  2. Ky lloj ministri qe e quan veten dhe “inxhinier” pa punuar asnje dite si i tille vetem gafa din te beje.
    Do te mbahet mend gjithmone per gafen me te madhe kur vitin e kaluar thoshte; mos e hapni muziken ne makine se perhap virusin, jam inxhinier elektronic une, e di mire kete.
    Kjo tregon se truri i tij ka qene i pjerdhur qe femije.
    Mendoni per nje moment se kush e drejton kete vend!!!

  3. U vonuam se ishim zgjedhjet????????? A je ne vete o Kllos? Po pse stafi i ministrise tende punojne dhe ne KQZ dhe po pergatisnin infrastrukturen zgjedhore kshu?:).

    Apo kshu eshte kur e gjithe administrata behen patronazhista dhe nuk bejne punen per te cilen paguen ne shtet dhe bejne punen e Rilindjes.

    Robt mu ne gop o Kllos!

  4. Mire qe nuk japin dorheqje por edhe flasin mbrapsh. U tu mbyllte dera o Tru thare e pesofshi me keq se 4 viktimat e Velipoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *