• |
ide | kryesore

Juventus, akord me yllin e Fiorentinës: vendimtar ndërmjetësi shqiptar Ramadani

-Instant, Sport



Juventus kërkon Federico Chiesa e sulmuesi anësor i Fiorentinës dëshiron bardhezinjtë. Java e fundit e merkatos mund të jetë vendimtare për goditjen e madhe të kampionëve të Italisë, që para se të bëjnë lëvizjen finale, duhet të shesin lojtarët e tepërt (Khedira, Douglas Costa e De Sciglio mbi të gjithë). Akordi me lojtarin ekziston që prej një viti, Chiesa do të firmosë një kontratë 5 vjecare prej 4,5 milionë në sezon, e tani është gati edhe oferta për tia prezantuar Fiorentinës: huazim me opsionin e blerjes (një e drejtë që bëhet detyrim sipas kushteve të përcaktuar, lehtësisht të arritshme) për një pagesë totale prej 50 milionë.

Kontaktet e bardhezinjve me menaxherin shqiptar Fali Ramadani, ndërmjetës i operacionit, janë të vazhdueshëm, shoqëria e Commisso duket tashmë e bindur ta lejojë të largohet talentin e saj më të cmuar (edhe me më pak se 70 milionët gjithnjë të kërkuar), por më parë Juve duhet të zgjidhë disa situate që për momentin po bllokojnë merkaton e hyrjeve.

Për të mbërritur tek Chiesa, bardhezinjtë duhet ti bëjnë hapësirë në organikë e mbi të gjitha në bilanc: zgjidhja e kontratës së Khedira duket tashmë pranë, Rugani e De Sciglio kanë oferta mbi të gjitha nga jashtë e mund të largohen nga Torino në ditët e ardhshme, por është vendimtar pozicioni i Douglas Costa, që ka refuzuar ofertën e Ëolverhampton e në mungesë të një propozimi nga një klub i madh kërkon të qebndrojë me Juven.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *