• |
ide | kryesore

Akuza për korrupsion e nxjerrje sekreti hetimor/ GJKKO lë në fuqi pezullimin e Artan Shkëmbit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



GJKKO ka lënë sot në fuqi masën e pezullimit për Artan Shkëmbin pas akuzave për korrupsion dhe nxjerrje sekreti hetimor.

Zv.drejtori i Operacionit Forca e Ligjit Shkëmbi dyshohet se ka dekonspiruar të dhëna për një grup kriminal që ishte nën hetim nga autoritetet gjermane. Kjo çështje është duke u hetuar dhe ka të ngjarë që të ketë të përfshirë dhe zyrtarë të tjerë të policisë.

Vendimi për pezullimin e tij u mor tre ditë më parë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe u pasua nga një urdhër i kryepolicit Ard Veliu.

Artan Shkëmbi, ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit. Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vettingut, pavarësisht probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale.



2 Comments

  1. HADE DREJTESI HADE FASHIZEM KRIM TRADHETI KRIM NDAJ NJERZIMIT LIHET NE FUQI PEZULLIMI PO PSE SARRESTOHET NE QOFTE E VERTET KUR NJE PERSON ME CERTEFIKAT TE SIGURIS SE LARTE ME RROG TE LARTE ME BENIFICE DHE PERVILEGJE TE GJITHANSHME BENE KRIM DHE NUK DENOHET PO UNE PER 2500 LEKE DRITA VJEDHJE GABIMISHT OSE DHE ME DASHJE I PA SHKOLL PA CERTIJKAT SIGURIE PA RROGE PA PREVILEGJE PSE DUHET TE DENOHEM 30 DITE BURG 1-VIT 2-VJET 3-VJET BURG HADE “IBRAHIMI” HADE REFORME NE DREJTESI GJITHMON NE QOFTE E VERTET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *