• |
ide | kryesore

Propozimi i fundit i PS/ Si do të votojmë në 25 Prill

-Instant, Lajme, Të fundit

Për momentin nuk ka një variant përfundimtar për fletën e votimit. PD dhe PS janë të ndarë për listat e kandidatëve për deputetë. Me pak fjalë, Partia Demokratike kërkon lista të hapura, që kandidatët fitues të dalin sipas votës që ka marrë secili dhe renditja fillestare të jetë sipas rendit alfabetik.


Partia Socialiste propozoi një listë ku renditja fillestare e kandidatëve të caktohej nga partia dhe një kandidat mund të kapërcente në renditje dhe të dilte fitues duhej të kishte marrë më shumë vota se sa mesatarja e votave të Partisë. Kjo u konsiderua një listë e ngrirë.


Por gjatë emisionit Opinion, Damian Gjiknuri, eksperti i PS për negociatat e reformës zgjedhore, doli me një variant tjetër të ndërthurur.

Gjiknuri tha se renditja fillestare e kandidatëve do të përcaktohet nga partia. Një zgjedhës në qendrën e votimit, nëse do voton vetëm partinë dhe e lë të paprekur kuadratin për kandidatin duke ia lënë partisë renditjen e kandidatëve fitues.

Një zgjedhës nëse do, mund të vendosë shenjën X për një kandidat përveç partisë. Nëse ai voton edhe kandidatin, atëherë vota i numërohet dhe lista mund të ndryshojë. Në fund votat llogariten në mënyrë të tillë që votat e partisë t’i shtohen kandidatëve që janë renditur më lart nga partitë.

2 Comments

  1. O te qifsha partine ty more rob qire..dil e shikoje veten sa vota tjapin ty e shokeve tuj legen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu