• |
ide | kryesore

Kuvend/ Bardhi: Të shpallen të pavlefshme votimet e seancës së kaluar, nuk kishte kuorum

Lajme, Të fundit



Ka nisur në normalitet seanca e sotme e Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar nga Linditia Nikolla të shpallë pavlefshmërinë e votimit të seancës e së enjtes me argumentin se nuk kishte kuorum.

“Nga përmbajtja e procesverbalit drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin e pjesëmarrjes dhe rezulton se janë prezent 68 deputetët, u jam drejtuar me një kërkesë për të shpallur pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar. Që procesi i votimit të hapet do duhet të jenë 71 deputetë. Në procesverbal evidentohet se kanë marrë pjesë 68 deputetë. Kërkoj nga ju të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve të seancës së kaluar.”, tha Bardhi. Ndërkohë Nikolla tha se ende nuk është marrë një vendim nga Sekretariati i Kuvendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *