• |
ide | kryesore

S4MM i jep fund beqarisë

-Instant, Paparazzi, Slider

Reperi shqiptar, S4MM i ka dhënë fund beqarisë në një dasmë shumë modeste mes miqsh dhe të afërmish. 1 vit më parë u konfirmua lidhja e tij me një vajzë të quajtur Filis Ismaili dhe u publikuan disa foto nga fejesa e tyre.



Ndërkohë sot është zbuluar se ata e kanë çuar në një tjetër nivel marrëdhënien duke i dhënë fund beqarisë.

Një faqe në Instagram ka siguruar një video nga dasma e reperit, në të cilën ai shihet duke dalë përdore me bashkëshorten, ndërkohë që të tjerët ju hedhin petale trëndafili. Videoja duket se është shkëputur nga një person që ka qenë i pranishëm në dasmë dhe është shoqëruar me shkrimin: “Aww ata u martuan, jam shumë e lumtur për ta! Urime për çiftin më të ëmbël”.

Partnerja e S4MM ka postuar në Instagramin e saj video dhe detaje nga dasma, ndërkohë që reperi ka publikuar vetëm një foto pas celebrimit. Dashurinë e tyre ata e kanë kurorëzuar në Belgjikë dhe të dy janë veshur shumë thjesht. Filis ka veshur një fustan të shkurtër të bardhë, ndërsa reperi një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Në fund të vitit të shkuar, S4MM pranoi lidhjen me vajzën në fjalë duke u shprehur se e njeh prej shumë kohësh, ndërsa Filis ka treguar më herët për ndjekësit në rrjete sociale se takimi i tyre i parë ka qenë në Gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu