• |
ide | kryesore

Dyfishohet mbështetja për opozitarin rus Navalny

Lajme, Planet



Një studim i bërë nga qendra hulumtuese “Levada”ka treguar se që nga nga viti i kaluar e deri me tani, mbështetja për liderin e opozitës ruse, Alexei Navalny, është dyfishuar. Vitin e kaluar mbështetja për opozitarin rus ishte 9% ndërsa këtë vit ka arritur të kapë 20%. Për të matur popullaritetin e Navalny-t u përdor në public u përdor pyetja: A keni dëgjuar më parë për Alexei Navalny-n? Pas kësaj qendra ka kërkuar të dijë edhe informacione të tjera që popullata ruse mund të kishte për kundërshtarin e Kremlinit. Alexei Navalny, mbështetjen më të madhe prej 30% e ka tek të rinjtë, prej 18-24 vjeç.

Në 20 gusht, Navalny u helmua nga substanca “Novichok”, një helm ushtarak që prodhohet në Rusi. Në një intervistë që Navalny ka dhënë dje për revistën gjermane “Der Spigel“, ai u shpreh se është i sigurt që përgjegjës për helmimit të tij është presidenti rus, Vladimir Putin. Sipas tij, vetëm krerët e shërbimeve inteligjente ruse mund të urdhërojnë përdorimin e helmit Noviçok dhe se ata nuk mund të marrin një vendim të tillë pa u urdhëruar nga Putin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *