• |
ide | kryesore

Frika se mos u infektua nga Trump, del negativ testi i Biden

Arkiva, Planet, Të fundit

Pasi stafi i fushatës së tij konfirmoi se kishte rezultuar negativ në testin për koronavirusin, Joe Biden falënderoi të gjithë ata që kishin shprehur shqetësim për shëndetin e tij.


“Unë jam i lumtur të ndaj lajmin se Jill dhe unë jemi testuar negativ për COVID-29,” tha Biden në një postim në Twitter.


“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja ku shprehni shqetësimin.

Shpresoj që kjo të shërbejë si një kujtesë: mbani një maskë, distancën sociale dhe lani duart”.

***

Pas infektimit të Donald Trump, del përgjigja e tamponit edhe për Joe Biden

Rivali i presidentit amerikan Donald Trump në garën për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden ka rezultuar negativ në testin e koronavirusit, raporton The Guardian.

Lajmi u konfirmua edhe nga mjeku personal i Biden më vonë. Kandidati demokrat dhe gruan e tij, Jill Biden, janë negativ në testin për koronavirusin.

“Nënpresidenti Joe Biden dhe Jill Biden iu nënshtruan testimit PCR për COVID-19 sot dhe nuk rezultuan te infektuar”, tha Dr Kevin O’Connor në një deklaratë.

Biden dhe Trump patën debatin e tyre të parë presidencial për 90 minuta të martën, por dy të nominuarit u udhëzuan të mos shtrëngonin duart dhe të qëndronin disa metra larg njëri-tjetrit.

“Biden i është nënshtruar tamponit pas infektimit të Presidentit Donald Trump”, tha me heret një burim me dijeni të plotë të situatës që foli në kushte anonimiteti për AP-në./The Guardian

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu