• |
ide | kryesore

Itali/ Ndërrojnë jetë nga koronavirus 23 persona gjatë 24 orëve të fundit

Lajme, Të fundit



Në Itali në 24 orët e fundit, janë regjistruar 2,499 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë ndërruar jetë 23 persona (dje ishin 2,548 raste).

Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë Italiane, ndërsa numri i testimeve arriti një rekord të ri prej 120,301, pra rreth 2 mijë më shumë se dje.

Kështu numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 319,908, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 229,970.

Aktualisht në kujdesin intensiv janë duke u trajtuar 294 persona, 3 më shumë se dje.

Rajonet me më shumë infeksione janë Campania (392), Lombardia (307) dhe Lazio (264). Fatkeqësisht të gjitha rajonet regjistrojnë raste të reja, ku numri më i ulët është në Molise me 4 të tillë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *