• |
ide | kryesore

“Lufta do të vazhdojë”, Erdogan i vendosur për të përkrahur Azerbajxhanin

Lajme, Planet



Kur luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë hyrë në ditën e gjashtë, aleati më i ngushtë i azerëve ka rikonfirmuar mbështetjen e tij të plotë. Gjatë një fjalimi në përurimin e një spitali, presidenti turk Reccep Tayip Erdogan ka thënë se lufta do të vazhdojë derisa Nagar-Karabaku të çlirohet nga pushtimi.

Përleshjet e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë filluan të dielën në mëngjes dhe që atëherë qindra janë raportuar të vdekur, mes tyre edhe civilë. Turqia shpesh është akuzuar për përdorim të ushtarëve sirianë, në ndihmë të Azerbajxhanit. Shtetet perëndimore kanë kërkuar armëpushim mes vendeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje pa dhunë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *