• |
ide | kryesore

Flet doktori i Trump: Presidenti nuk ka ethe, është në humor të mirë

Lajme, Planet



Mjeku i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh se Donald Trump është në humor të mirë dhe se nuk ka pasur ethe në 24 orët e fundit. Sean Conley tha se nuk ka qënë e nevojshme as t’i jepej oksigjen shtesë.

“Ai e ka përfunduar dozën e tij të parë dhe po pushon i qetë. Ai u dërgua në spital sepse … është presidenti i Shteteve të Bashkuara“, tha Conley. Conley nuk dha një datë për nxjerrjen e presidentit nga spitali, pasi është herët dhe “vështirë të thuhet”. Mjeku i presidentit u shpreh optimist se presidenti nuk do të ketë nevojë të oksigjenohet në të ardhmen. Ai gjithashtu tha që rrahjet e zemrës së presidentit dhe presioni i gjakut janë brenda kufijve normalë.

Të premten vonë në mbrëmje Presidenti Donald Trump u shtrua në spital për shkak të infektimit nga virusi i rrezikshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *