• |
ide | kryesore

Napoli-Juventus nuk do të luhet: skuadra e Gattuso nuk niset për në Torino

-Instant, Sport



Napoli nuk niset për në Torino në prag të sfidës që ishte programuar për nesër në mbrëmje në Allianz Stadium kundër Juventus. Në këtë pikë sfida mes të besuarve të Gattuso e bardhezinjve të Pirlos nuk do të luhet. Skuadra napoletane është bllokuar për shkak të vendimit të Rajonit të Kampanias pas rastit të dytë pozitiv me Covid-19, ai i Elmas, që iu shtua Zielinskit, përvec një bashkëpunëtori të skuadrës. Napoli duhet të ishte nisur sonte në mbrëmje në orën 19.45: ndalimi ka ardhur ndërsa skuadra ishte larguar nga Qendra Sportive e Castel Volturno në drejtim të aeroportit Capodichino.

Pozitiviteti i Elmas është komunikuar nga Napoli përmes Tëitter: “Gjatë zhvillimit të 4 tamponëve të fundit, rezultoi pozitiv me Covid-19 futbollisti Elif Elmas”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *