• |
ide | kryesore

Juventus-Napoli e rreziku i humbjes në tavolinë: ja çfarë thotë rregullorja

-Instant, Sport



Juventus-Napoli është konfirmuar se nuk është anulluar, ndërsa për të kuptuar cfarë rrezikojnë të kaltrit në rast mos paraqitje në Torino duhet analizuar si rregullorja e aprovuar pak ditë më parë, pas rastit Genoa-Torino, ashtu dhe komunikimi i ASL Campania (agjensisë sanitare lokale). Rregullorja e Lega Serie A specifikon se rregullat janë aprovuar “pavarësisht nga dispozitat e rregullave dhe/ose rregulloreve të tjera të zbatueshme për një kompeticion individual dhe pa paragjykuar ndonjë dispozitë nga autoritetet shtetërore ose lokale, gjithashtu nga Federata Italiane e Futbollit, për hipotezën e pozitivitetit ndaj virusit SARS-CoV 2 të lojtarëve të Klubeve që marrin pjesë në turnetë e organizuar nga Lega Nazionale Professionisti Serie A”

Ndalimi i skuadrës së Gattuso i vendosur nga autoritet sanitare kampane, nuk përmbush protokollin e ndeshjeve që i rezervohet atletëve profesionistë në të cilin nuk përmendet ndalimi i transfertës. Sipas ASL – juridiksioni i të cilit në lidhje me rregulloret e Serisë A është ende për t’u thelluar – vlerësimi nuk është bërë mbi kampionatin e futbollit, por mbi rrezikun e përhapjes së një vatre që – ashtu si për mbi 3,000 kampanë në të njëjtën situatë – parashikon izolimin në shtëpi për 14 ditë. Nga ASL bëjnë të ditur se nuk është e mundur të bëhen dy standarde duke mos zbatuar legjislacionin edhe për lojtarët e Napolit.

Orientimi i autoriteteve sanitare kampane për të izoluar lojtarët kanë bindur të kaltrit të mos nisen për Torino, edhe pse rregullat e parashikuara për sportistët profesionistë – përballë tamponëve negativë brenda 4 orë nga ndeshja – i lejojnë të luajnë. Ja përse Lega Serie A ka konfirmuar zhvillimin e ndeshjes: nëse Napoli nuk do të paraqitet në Stadium do të jetë Gjykatësi Sportiv (e kështu FIGC) që do të vendosin mbi 3-0 e mundshëm në tavolinë.

Rregullat aktuale ndjekin në thelb ato të UEFA: luhet nëse janë të paktën 12+1 (portieri) lojtarë të shëndetshëm e në rast refuzimi parashikohet 3-0 në tavolinë. Klubet me të paktën 10 lojtarë pozitivë mund të luajnë një “bonus” e të kërkojnë shtyrjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *