• |
ide | kryesore

“Firojnë 7 lojtarë nga lista-Reja”: Italiani detyrohet të thërrasë përforcime

-Instant, F1, Sport



Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Nations League ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë do të pësojë sërish ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19 dhe problemeve që janë hasur me klubet përkatëse. Etrit Berisha, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula nuk do të jenë të gatshëm për dy ndeshjet e radhës, pasi nuk lejohen nga klubet të dalin jashtë vendeve respektive.

Ndërkaq, edhe Giacomo Vrioni nuk është lejuar për momentin për shkak të kufizimeve dhe nëse klubi i tij, Juventusi do t’i japë leje ai mund të bashkohet me kuqezinjtë të mërkurën mbrëma ose të enjten në mëngjes.

Edhe portieri Thomas Strakosha ka shfaqur probleme fizike dhe është në pikëpyetje për ndeshjet e tetorit. Për këtë arsye trajneri Reja ka vendosur të thërrasë portierët Alban Hoxha dhe Gentian Selmani. Probleme fizike ka shfaqur edhe mbrojtësi Jon Mersinaj, i cili është duke u monitoruar nga stafi mjekësor vazhdimisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *