• |
ide | kryesore

Basha për garancinë sovrane: Të rishihet skema! 6 muajt e ardhshëm do jenë edhe më të vështirë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha kërkoi që të rishihet skema e garancisë sovrane duke vendosur kushte të reja si përfitimi nga ata që kanë vërtet nevojë dhe me interesa të përballueshme.


Basha akuzoi qeverinë se gjatë karantinës nga garanci sovrane përfituan vetëm një grusht njerëzish apo oligarkët, por theksoi se 6 muajt e ardhshëm do jenë edhe më të vështirë prandaj sipërmarrjet duhet të mbështeten.


Sipas tij, çdo sipërmarrje në Shqipëri duhet të përfitojë nga ky mekanizëm pavarësisht njohjeve dhe lidhjeve me qeverinë.

”Të rishihet skema e garancisë sovrane. Garancia sovrane që vendet e tjera i vunë në dispozicion sipërmarrjeve, i shërbyen edhe fondit për pagat edhe për investime, dhe shpenzime operative, me interesa të përballueshme, jo në stratosferë. Se pastaj janë të pamundura.

E dyta, me kritere që t’i përballojnë të gjithë. Ajo sipërmarrje që ka nevojë për kredi të tillë, ta marrë pavarësisht lidhjeve e njohjeve me qeverinë. Ndërkohë e ashtuquajtur garanci sovrane gjatë karantinës përfituan një grusht njerëzish. Ata të përhershmit që populli i quan oligarkë. Nuk janë ekonomia ata, ata shkatërrojnë ekonominë, garën dhe vendet e punës. Duhet që nga garancia sovrane të përfitojnë të gjithë ata që kanë nevojë. 6 muajt e ardhshme do jenë edhe më të vështira se ato të parat. Prandaj duhet të rishihen kushtet.” – tha Basha nga Fushë-Kruja.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu