• |
ide | kryesore

Ndahet Çmimi Nobel për Fizikë, fitojnë 3 teoricienët e mistereve të pazgjidhura të universit

Lajme, Planet



Çmimi Nobel për fizikën këtë vit është ndarë mes Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez. Çmimi është ndarë mes  Roger Penrose për zbulimin që formimi i vrimave të zeza ka qenë një parashikim i teorisë së përgjithshme të relativitetit, dhe Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez për zbulimin e një objekti kompakt super të dendur në qendër të galaksisë tonë. Komiteti i Nobelit ja ka atribuuar këtë çmim zbulimit “të mistereve më të errëta të universit”. Fizikanti Roger Penrose ka treguar se vrimat e zeza janë pasojë e pashmangshme e teorisë së relativitetit të shkencëtarit Albert Einstein.

Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez janë shpallur fitues të këtij viti.  Kimisti dhe industrialisti suedez, Alfred Nobel, e krijoi këtë çmim më 1895,  një vit para se të vdiste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *