• |
ide | kryesore

Kërkime mbi bankat dhe krizat financiare, jepet Nobeli për Ekonominë

-Instant, Lajme, Planet
Nobeli per Ekonomine



Ekonomistët amerikanë Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig kanë fituar çmimin Nobel në Ekonomi. Komiteti i Nobelit tha se puna e tyre kishte një rëndësi të veçantë për të kuptuar rolin që bankat luajnë në ekonomi. Kontributi i tyre dha ndihmesë sidomos gjatë krizave financiare. Ndihmesa e tyre ishte shumë e vlefshme gjatë krizës botërore financiare të 2008-09, por edhe gjatë pandemisë.

Analiza e Bernanke tregoi se përse bankat janë nga arsyet pse krizat janë kaq të ashpra. Ai mori në shqyrtim Depresionin e Madh të 1930-tës. Ndërkohë puna e Diamond dhe Dybvig zbuloi rolin e bankave për të zbutur konfliktet  mes personave që ruajnë paratë në këto institucione financiare dhe nevojës për t’i investuar këto para.

Fituesit e çmimit marrin 10 milionë krona suedeze (883,000 dollarë) secili. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave zgjedh fituesit nga një listë e rekomanduar nga Komiteti i Çmimeve të Shkencave Ekonomike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *