• |
ide | kryesore

Basha takon Varhelyi: “5 qershori” u shemb nga PS, akt që cenon zgjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vizitën e tij në Tiranë, komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi u prit edhe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky i fundit e ka cilësuar shkelje të marrëveshjes së qershorit votimin në parlament të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Me Komisionerin e Zgjerimit diskutuam dhe për reformën zgjedhore të miratuar në mënyrë të njëanshme dhe që shembi themelet mbi të cilat u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Gjatë bisedës i bëra të ditur zotit Varhelyi se reforma zgjedhore është ndryshuar dhe miratuar në mënyrë të njëanshme, në shkelje të Kushtetutës” – thuhet në një njoftim që shpërndau zyra e shtypit e selisë blu.

Sipas të njëjtave burime, Basha është shprehur se PS duke e ditur se ndryshimet janë në kundërshtim me praktikat e mira të zgjedhjeve  refuzoi marrjen e mendimit të OSBE/ODHIR.

“Për herë të parë në Shqipëri u shkelën praktikat konsensuale mbi të cilat janë kryer reformat zgjedhore deri më sot. Ky akt cenon rëndë standardin e zgjedhjeve, të cilat janë kusht i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin e vendit” – thuhet në të njëjtin njoftim.

Por zyra e shtypit e Partisë Demokratike nuk ka dhënë detaje për përgjigjet që Basha ka marrë nga komisioneri evropian për shqetësimet e ngritura nga kreu i opozitës shqiptare. Në njoftim nuk jepen detaje as për aksionin opozitar përvec denoncimit të këtyre shkeljeve që po bën mazhoranca. ©LAPSi.al



5 Comments

  1. E cfare ndodh kur ankohet Basha? Vuajne shqipetaret. Tamam si ne monizem i ankohet gruaja per burrin tek fronti.

  2. JA THE O BASHA ? TANI JE OK .
    PO TI KISHE THENE SE RAMA ME KETE QE BERI PO SHKON DREJT GREMINES . SE MURGESHA NGA 34 DO MARRI 40 DEPUTET VETEM PER KETE ARSYE DO ISHTE ME MIRE.

  3. Nuk kanë faj disa lexues naivë që komentojnë kundër Bashës sikur ai e paskësh qeverisur këto 8 vjet.
    Mjafton të lexosh paragrafin e fundit të këtij shkrimi, ku tentohet të vihet në dyshim se BE nuk e miraton qëndrimin e opozitës, që shqiptarët ti marin të vërteta këto insinuata.
    Në shtetet demokratike nuk funksionon politika që një ministër i jashtëm të japë publikisht në vendin ku shkon, konsiderata për qeverisjen apo qoftë edhe një veprim të gabuar të një qeverie.
    Ne shqiptarët që nga koha e komunizmit jemi mësuar të themi se çfarë tha Enveri e sot çfarë tha Rama.
    Është akoma i freskët rasti për komentin e ambasadores amerikane që tha se tani topi është në këmbën e mikut tim Luli Berishës.
    Basha vërtetë ka pozicionin e liderit të opozitës së bashkuar, por ai nuk mund të merte asnjë vendim vetëm pa u konsultuar me krerët e partive në koalicion e me kryesinë e partisë së tij, prandaj kërkoi kohë për të dhënë përgjigjen e tij.
    Në një pozicion edhe më delikat se Basha, është komisioneri hungarez i BE për zgjerimin.
    Opozita nuk tha ndonjë gjë të re në deklaratën për bisedimet me këtë komisioner, sepse ato i kanë deklaruar publikisht në media.
    Komisioneri europian pasi dëgjoi pallavrat e Ramës, dëgjoi edhe argumentet e opozitës e këto argumente do ti dërgojë në KE që e ka tagrin për të mbajtur qëndrimin publik.
    Megjithate, ai në deklarimet publike, la të kuptojë se konfereca ndërqeveritare për fillimin e proçesit të integrimit të Shqipërisë, nuk do të fillojë pa u parë se si do të zhvillohen në Shqipëri zgjedhjet e ardhëshme.
    Është gjë e mirë në fakt, që qoftë edhe me lajmin që BE do të investojë për rajonin e pa integruar të Ballkanit, 29 miliardë euro, BE synon që këto vende të mos shkasin në destabilitet politik e ekonomik, e kjo na jep shpresën që fazat e këtij proçesi të mos jenë aq të gjata sa është thënë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *