• |
ide | kryesore

Eva Grimaldi flet për marrëdhënien me Gabriel Garko-n: Do doja të kisha një fëmijë me të

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori italianGabriel Garko deklaroi së fundmi publikisht para ish të dashurës së tij, Adua de Vesco, orientimin e tij seksual.

Gjatë transmetimit të Grande Fratello VIP, Garko nuk e tha drejtpërdrejtë se është homoseksual me premtimin se do të zbulonte gjithçka në “Verissimo” përballë Silvia Toffanit. “Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false. Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup”, ka rrëfyer Garko.Së fundmi, aktorja  Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar për tetë vite me aktorin , ka treguar detaje nga marrëdhënia e tyre.Në një intervistë për “Chi”, aktorja u shpreh se ata ishin një çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte marrëdhënia seksuale.“Historia jonë lindi katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, edhe sot, dhe që shkon përtej sferës fizike . Unë do të doja edhe të isha martuar ose do të kisha një fëmijë me të”- ka rrëfyer Eva.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *