• |
ide | kryesore

Identifikohet njëri prej vrasësve të Bujar Çelës, prokuroria lëshon urdhër arrestin e dytë për Nuredin Dumanin

-Instant, Lajme, Të fundit



Njëri prej vrasësve të Bujar Çelës është identifikuar. Nuredin Dumani, 35 vjeç është shoku i ngushtë i Klevis Kapllanit i cili u vra në Rrogozhinë ishte në kërkim prej një viti për krime të tjera. Prokuroria ka lëshuar urdhër arrestin e dytë për 35-vjeçarin i cili ishte në kërkim për vrasje të tjera.

Ai është shpallur në kërkim nga prokuroria e Durrësit, pasi akuzohet se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima, Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *