• |
ide | kryesore

Pas ngujimit të djeshëm, shtrohet në spital kryesindikalisti i naftëtarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ditë pasi vendosën që ta çojnë një hap më tej grevën e urisë duke refuzuar ujin dhe ndihmën mjekësore, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj, është shtruar me urgjencë në spital në orët e para të mëngjesit, të kësaj të premte.Pas ndihmës së parë mjekësore, vetë Dautaj është shprehur sërish i vendosur për t’u rikthyer në ambientet e grevës dhe për të vazhduar protestën në mënyrën më ekstreme.

Ndërkohë, stafi mjekësor i spitalit të Mallakastrës bën apel për ndërprerjen e grevës nga ana e Dautajt, ashtu sikurse konfirmon se u është refuzuar të ndjekin shëndetin e grevistëve të tjerë të ngujuar. Ndonëse po janë në grevë urie prej 12 ditësh, përfaqësia e naftëtarëve ende nuk ka marrë asnjë përgjigje për kërkesat ekonomike të tyre, marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në rafinerinë e përpunimit të naftës në Ballsh.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *