• |
ide | kryesore

Zyrtari i PD zbulon si do të hyjë opozita në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso ka zbuluar formulën me të cilën pritet të hyjë opozita në zgjedhjet e 25 prillit. Në studion e emisionit Zonë e Lirë ai tha se pas ndalimit të koalicioneve parazgjedhore partitë e opozitës do të firmosin një marrëveshje politike përpara zgjedhjeve.

Kaso tha se partitë e opozitës do të krijojnë një koalicion politik në kuptimin e tij. Sipas tij meqë mazhoranca e hoqi nga Kodi Zgjedhor hyrjen në zgjedhje me koalicione sipas traditës, opozita do të firmosë një koalicion që në bazë të rezultateve do t’i qëndrojë marrëveshjes edhe pas zgjedhjeve për formimin e qeverisë.

Mesa duket ideja është që edhe nëse PD dhe LSI do të dalin me lista të veçanta në zgjedhjet e 25 prillit ato pritet të angazhohen që pas zgjedhjeve të bashkëqeverisin për t’i hequr mundësinë Ramës që pas zgjedhjeve të joshë parti nga opozita. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Sot, kur Ilir Meta është në kulmin e shkatërrimit nervor të tij, kur poston çdo pesë minuta nga një të sharë nga nëna, për kryeministrin dhe këdo i del para, sot kur gjithë shqiptarët diskutojnë me humor shfaqjet e tij si i pirë në ekran, në PD debati më i madh është nëse do ketë dhe një shans të dytë Klevis Balliu, apo do iki në LSI.

    Madje as për Jamarbër Malltezin që nuk e ka vënë Lul Basha në listë, nuk ka debat.

    Kaq debat ka në PD, ndërkohë që Ilir Meta ngjan sikur po i merret fryma nga betejat, orë pas ore me Edi Ramën, që argëtohet me të.
    Po pse pd dhe lsi cfare nuk i thane shpellkareve te salihut keto dy muaj,zgjudhja paska qene e thjeshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *