• |
ide | kryesore

Kjo është supriza e Drake për 3-vjetorin e djalit të tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanë kaluar plot tre vite nga ardhja në jetë e djalit bukurosh të Drake, të quajtur Adonis.Reperi, i cili më herët e pat shumë të vështirë të pranonte djalin e tij, tashmë bën gjithçka për ta bërë të lumtur atë.Në Instagram, Drake ka ndarë një foto nga festa e ditëlindjes së të birit, të organizuar në shtëpinë e tij. Dy djemtë kanë pozuar pranë njëri-tjetrit duke buzëqeshur, ndërsa shtëpinë e kanë mbushur tollumbacet. Reperi 33-vjeçar, i cili më parë e mbante vogëlushin e tij jashtë syrit të publikut, postoi një sërë fotosh të Adonisit bjond me kaçurrela e sy bojëqielli në fund të marsit.

“Dua që të vizitoj shumë vende me tim bir dhe t’i ndaj gjithë kujtimet me të. Nuk dua që për shkak të kësaj zgjedhjeje jete që kam bërë, t’i mbaj njerëzit e tjerë të pazbuluar. Doja ta çliroja veten nga kjo ndjesi”, tregoi ai gjatë intervistës me  Lil Wayne në “Young Money Radio”.

Në 11 tetor 2017, Sophie lindi Adonis, por Drake nuk e pranoi që ishte bërë baba deri në daljen e albumit të tij Scorpion në fund të qershorit 2018.Duhet të kalonin 2 vite që Drake të publikonte foto edhe me nënën e djalit, Sophie Brussaux, 30 vjeç me të cilën duket se reperi ka ruajtur një marrëdhënie miqësore.

 

View this post on Instagram

 

Young Stunna.

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *