• |
ide | kryesore

Krim pasioni/ Shqiptari vrau me hanxhar 43-vjeçaren ukrainase dhe të dashurin e saj (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Loutraki ku pak ditë më parë u gjetën të pajetë një masazhatore 43-vjeçare me origjinë nga Ukraina dhe i dashuri i saj grek. Trupat u gjetën lakuriq në banesën e ukrainases të goditur disa herë me një hanxhar.

Viktimat i kishin marrë pjesën më të amdhe të dëmtiveve në kokë. Për këtë krim të rëndë sipas medieve greke dyshohet se autor është një 45-vjeçar shqiptar i cili është shpallur në kërkim, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Gazeta Protothema ka marrë dëshmi në vendin e ngjarjes të fqinjëve të ukrainases Fotini-Svitlana që e përshkruajnë atë si një njeri të qeshur dhe që shihte punën e saj pas një divorci të mëparshëm me një biznesmen të njohur në Mykonos me të cilin kishte edhe një vajzë 20-vjeçare.

Po ashtu komuniteti është i tronditur edhe për vrasjen e të dashurit të saj që të gjithë e njihnin pasi kishte një farmaci në zonë. Nga hetimet e policisë mësohet se vrasësi ka pasur një lidhje të me 43-vjeçaren në të kaluarën dhe nuk e ka pranuar dot ndarjen prej saj. për shkak të xhelozisë ai i ka vrarë të dy kur i ka parë bashkë në banesë.

Nga ekzaminimet autori e kapi çiftin lakuriq dhe askush nuk ishte në gjendje të reagonte. Pasi kreu krimin ai mori makinën e 43-vjeçares dhe u largua disa kilometrave nga vendi i ngjarjes ku besohet se kishte lënë makinën e tij. Aty ai e dogji makinën e viktimës dhe u zhduk pa lënë gjurmë. ©LAPSI.al

loutrakii__7_ loutrakii__8_ loutrakii__9_ Pa makinën jashtë, u fut dhe i kapi lakuriq”/ Si e masakroi shqiptari ish  të dashurën dhe partnerin e saj (FOTO) - Aktualiteti

Pa makinën jashtë, u fut dhe i kapi lakuriq”/ Si e masakroi shqiptari ish  të dashurën dhe partnerin e saj (FOTO) - Aktualiteti



1 Comment

  1. E pse qenka shqipetar vrasesi, apo per cdo krim duhen fajesuar shqipetaret. Duhet gjetur nje dele e zeze qe mos kete presion mbi policine dhe shtetin grek per krimet qe ndodhin. Gjithmone duhet te kete nje fajtor dhe armik jashte shoqerise se “kulluar” greke. Kane gjetur njerez pa mbrojtje dhe bejne si u do qefi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *