• |
ide | kryesore

Mediat greke: Autori i masakrës në Athinë, pjesë e bandës shqiptare “Luanët”

Arkiva, Lajme, Të fundit
luanët



Policia greke ka nisur një operacion masiv për të identifikuar dhe kapur personin që hapi zjarr në orët e para të së shtunës para një lokali në lagjen Gazi të Athinës duke lënë të plagosur rëndë 3 të rinj, 2 nga të cilët janë vëllezër. Mediat greke shkruajnë se dyshimet janë se autori është anëtar i një bande shqiptarësh të quajtur “Lions” (Luanët).

Sipas të njëjtave burime, kjo del nga verifikimi i targës së makinës Range Rover nga zbritën autorët. Zougla.gr shkruan se e njëjta bandë është përgjegjëse për vrasjen e një hidrauliku 37-vjeçar nga Shqipëria, shkurtin e kaluar, në zonën e Nea Jonit, gjatë një sherri në një kafene. Në pamjet e publikuara nga mediat greke shihet se 2 persona kanë zbritur nga makina dhe menjëherë kanë nisur të debatojnë me një grup të rinjsh që qëndronin në rrugë.

Dy prej tyre nisin të qëllohen me grushte dhe shqelma ndërsa njëri nxjerr një pistoletë dhe hap zjarr me gjakftohtësi duke qëlluar në kokë 3 të rinjtë. Dy vëllezërit nga Kreta, të moshës 29 dhe 34 vjeç janë në gjendje të rëndë në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë nga plumbat. Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar. LAPSi.al



2 Comments

    1. A jone normal shqipetaret vriten gjitheandej si lepujt,asni popull nuk vriten ne mes veti si ne shqipetaret,e quditshme …!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *