• |
ide | kryesore

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Selanik, plagoset një 30-vjeçar

Arkiva, Lajme, Të fundit
selanik



Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Selanik të Greqisë dhe ku është plagosur një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në orën 22.00 me orën greke, në zonën e “Xirokrini”, në rrugën “Ampelonon”. Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, nga një automjet është hapur zjarr ndaj një shtetasi shqiptar, i cili ka mbetur i plagosur.

Autori është larguar me shpejtësi me një automjet të bardhë dhe sipas mediave është identifikuar dhe është me precedentë, njësoj dhe viktima. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore. I plagosuri është transportuar drejt spitalit “Ipokrateo” të Selanik-ut.

thessaloniki-arthrou-02_2

Dyshohet se mes dy personave ka pasur sherr më parë në një nga baret e zonës. Sipas informacioneve të dëshmitarëve okularë, viktima dhe dy shokët e tij duket se kanë zbritur nga një makinë xhip i zi, i cili është ndalur në mes të rrugës. Ata kanë nisur të përleshen me 4 klientë të kafenesë, gjithashtu nga Shqipëria. Në një moment, njëri nga personat që ka qenë i ulur në kafene ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar dy herë.

kavgas-saloniki__2_

Të paktën një plumb e ka prekur në këmbë viktimën, i cili është rreth 30 vjeç. Personi i armatosur dhe të tjerët të përfshirë në ngjarje u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia. Viktima e gjakosur qëndronte në asfalt.

“Njerëzit nga lokalet e zonës lajmëruan policinë, ndërsa unë shkova në ndihmë të të plagosurit. Ai kishte gjakderdhje dhe unë po mundohesha ta tërhiqja mënjanë derisa erdhi ndihma”, – tha ai për Protothema. ©LAPSI.al

kavgas-sesaloniki__1_

Selanik



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *