• |
ide | kryesore

Stresi sqaron të vërtetën e lidhjes me Keisin

-Instant, Paparazzi, Slider



Megjithëse prej kohësh janë përfolur për ndarje, teksa ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan”, Stresi la të kuptohej se ai dhe partnerja e tij Keisi ende bisedonin.Stresit iu kërkua të bënte një foto me Trejsi Sejdinin nga një shtrat i improvizuar në studio dhe ta postonte në Instagram.E ç’bëri Stresi do thoni ju? Tha “Keis, është vetëm lojë!” Pra, e dëshifruar në fjalë të tjera, u shqetësua që Keisi mos ta keqkuptonte postimin e kësaj fotoje.Por, prisni se ka edhe më! Ai u pyet gjithashtu edhe për bisedën e fundit me (ish)-partneren e tij, emrin e të cilës e kishte shënuar “E bukura ime”.Datën se kur kanë biseduar për herë të fundit nuk na e zbuloi, por na tregoi se i kishte dërguar një video nga rruga ku po ecte me makinë, teksa dëgjohej ajo që Stresi e quajti “kënga e saj”, që fliste për mallin.Ndërkohë, Keisi i kishte dërguar një video-selfie.Për t’i vënë kapakun këtij muhabeti, Stresi u përgjigj troç gjatë intervistës së afterparty-t ku iu drejtuan disa pyetje pikante.Reperi s’mund t’i shpëtonte pyetjes “A je single apo në një lidhje”, të cilës gjejeni pak si iu përgjigj?

“Momentalisht në lidhje”- tha reperi duke na shuar njëherë e mirë kuriozitetin të gjithëve.

Madje, i pyetur nëse preferon më shumë bjondet apo brunet, Stresi u përgjigj: “Gështenjë i ka”, duke iu referuar ngjyrës së flokëve të Keisit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *