• |
ide | kryesore

Video/ Humbi rastin e fitores, Seferi: “Mendoj se luajta mirë”

-Instant, F1, Sport, Video



Kombëtarja bëhet gati tashmë për ndeshjen me Lituaninë, pas barazimit me Kazakistanin, që në fakt i rri ngushtë kuqezinjve opër të gjithë mundësitë e cuara dëm në fund të takimit. Në minutën e 87 Seferi, i futur në fushë në vend të Manajt, doli i vetëm me portierin, por gaboi duke shkarkuar të djathtën në trupin e kundërshtarit. Gjithësesi ky episod nuk e ka ngarkuar psikologjikisht sulmuesin e Young Boys: “Mezi prisja të futesha në fushë dhe mendoj se për ato minuta që u aktivizova bëra mirë. Do ishte më mirë nëse do ta shënoja atë rast, por mendoj se luajta mirë dhe shpresoj të kem mundësinë të jem titullar, edhe pse për këtë vendos trajneri”, ka deklaruar Seferi.

Bashkë me sulmuesin në konferencën për shtyp është prezantuar edhe Lorenc Trashi. Mbrojtësi i majtë ka shprehur gjithashtu zhgënjimin për mundësinë e humbur, duke kujtuar rastet e fundit, por beson se në tre ndeshjet e fundit gjithcka mund të ndodhë: “Edhe shumë i kënaqur nuk jam, sepse mund të bënim më shumë – tha Trashi – Rastet që kishim në fund duhet ti kishim shfrytëzuar dhe të kishim marrë fitoren. Por pavarësisht kësaj, ka edhe tre ndeshje dhe mund të marrim maksimumin akoma”.

http://youtube.com/watch?v=N1lvBLQvKzk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *