• |
ide | kryesore

Video/ 4852 kilometra për të marrë tre pikë: kuqezinjtë mbërrijnë në Lituani nën masa të forta anti-Covid

-Instant, Sport



4852 kilometra, ose më saktë 5 orë fluturim nga Almati në Vilnus të Lituanisë, pasi katër ditë më parë kishin qendruar në ajër 6 orë për të mbërritur në Kazakistan, për transfertën e parë të tetorit në Nations League. Kuqezinjtë kanë mbërritur tashmë në Lituani, për ndeshjen e dytë, kundër një skuadrem që një muaj më parë na mposhti në shtëpi 0-1. Lojtarët kanë qendruar në hotel në pritje të seancës zyrtare stërvitore, që do të pasojë konferencën për shtyp të teknikut Edy Reja, bashkë me kapitenin e skuadrës.

Ekipi shqiptar ka mbërritur në aeroport nën masa të shumta anti-Covid që e ka reduktuar ndjeshëm delegacionin shqiptar, që shoqëronte futbollitët, aq sa edhe zëdhënësi për shtyp i kombëtares është kthyer në Tiranë, duke mos i qendruar pranë skuadrës në këtë transfertë.

Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja ka katër pikë në Grupin C4, në fakt aq sa kanë edhe kundërshtarët e tjerë: Bjellorusia, Lituania e Kazakistani. Seanca stërvitore e fundit në tokën lituaneze është kërkuar në orarin e ndeshjes, duke qenë se nesër, me orën tonë lokale 18:00, kuqezinjtë do të luajnë kundër Lituanisë në kryeqytetin Vilnus.

https://www.youtube.com/watch?v=fwwVF9b5Q9c&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *