• |
ide | kryesore

Lajçak: Nuk ka marrëveshje pa asociacionin

-Instant, Lajme, Të fundit



I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak ka deklaruar sot se nuk do të ketë një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa përfshirjen e asociacionit të komunave serbe. Në një konferencë për shtyp, në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, diplomati sllovak ka thënë se marrëveshja për themelimin e asociacionit është arritur në vitin 2013, por ka mbetur të diskutohet statuti i saj.

“Nëse nuk ka marrëveshje nuk ka normalizim e nuk do të ketë marrëveshje pa asociacion. Ne nuk kërkojmë ta rihapin tekstin, por vetëm të implementojnë atë çka është nënshkruar. Gjithçka çka është dakorduar, duhet të implementohet”, tha Lajçak. Gjatë vizitës treditore në Kosovë i deleguari i BE-së është takuar me krerët e institucioneve shtetërore dhe të partive politike, duke përfshirë këtu edhe komunitetet. Pas Kosovës, ai do të shkojë sonte për vizitë në Serbi.



3 Comments

  1. Burrat e shtetit mendohen disa here para se te flasin, mendohet qindra here, para se te firmosin, koha po tregon se, fatkeqesisht ne Kosove, akoma nuk kane lindur burrat e shtetit. Te kuptohemi ne Kosove ka burra, por jane te afte per kakarisje e cubllek, jane ose te zgjuar e hilanjosa ose budall e sherxhi.

  2. Asociacioni, kalë troje per minimin e unitetit shtetrorë administrative te Kosovës. Nje Bosnje e dyte ku tentohet krijimi i një Republika Srpska nderkohe qe minoriteti sërb perben 3% te popullsisë. Kurre asociacion pa nje njohje paraprake te Kosovës. Borrel dhe kelyshi Lajçak nuk e fshehin aspak anti-shqiptarizmin e tyre. Vijnë nga Spanja dhe Sllovakia, dy vende qe e refuzojnë pavarsinë e Kosovës. Hapni syte o qorre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *