• |
ide | kryesore

Përparësitë e vaksinimit/ OBSH: Të rinjtë e shëndetshëm mund të mos e marrin deri në vitin 2022

-Instant, Lajme, Planet



Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në përfundimin se të rinjtë e shëndetshëm mund të mos e marrin vaksinën e coronavirusit deri në vitin 2022. Zyrtarët e OBSH-së kanë thënë se do të përqendrohen së pari në imunizimin e të moshuarve dhe grupeve të tjera të prekshme. Dr. Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e organizatës së shëndetit, tha se punonjësve shëndetësorë, atyre të vijës së frontit të parë dhe të moshuarve ka të ngjarë tu ofrohet së pari vaksina, megjithëse detajet e përparësisë ende po punohen nga OBSH dhe grupet e tij këshilluese.

Megjithatë një vaksinë për virusin ende nuk mund të konsiderohet e sigurt dhe efektive nga OBSH, Bashkimi Europian apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Swaminathan  tha se bota me shpresë do të ketë të paktën një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në vitin 2021, por do të jetë në dispozicion në sasi të kufizuara. Më shumë se 10 vaksina të coronavirusit në të gjithë botën janë në prova klinike të fazave të vona, tha Swaminathan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *