• |
ide | kryesore

Reagon policia: Zbulohet sa gjoba u vendosën për maskën në ditën e parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit ka reaguar në fund të ditës së parë të hyrjes në fuqi të aktit normativ për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Policia thotë se gjatë kontrolleve është konstatuar që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

“Në rastet kur janë konstatuar qytetarë që nuk kishin maska ose që i kishin por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre. Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë vendosur edhe gjoba për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat dhe as nuk i kishin ato me vete. Në të gjithë vendin janë vendosur 171 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila” – thuhet në njoftimin policisë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Po nga qelbistani jam. U ofendove shoku fshatar me kemishe fallco armani dhe qe ha me endje miellin e serbit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *