• |
ide | kryesore

Ronaldo pozitiv me Covid, e motra shkakton polemika: “Mashtrimi më i madh që kam parë”

-Instant, Sport



Lajmi i mbërritur dy ditë më parë nga Portugalia ka tronditur botën e futbollit. Cristiano Ronaldo është pozitiv me Covid, është asimptomatik e është kthyer tashmë në Torino, ku do të kryejë një periudhë karantine në banesën e tij. Udhëtimi i tij, ashtu si foto e postuar nga vetë CR7 në rrjetet sociale ndërsa darkonte me shokët e skuadrës së kombëtares, ka shkaktuar polemika të ndryshme, por benzinë mbi zjarr ka menduar të hedhë, me një postim të destinuar të krijojë debate, e motra e kampionit të Juventus, Katia Aveiro.

“Nëse duhet të jetë Cristiano Ronaldo që do ta zgjojë botën, atëherë ky njeri është mesazheri i Zotit – ka shkruar ajo në një story në Instagram – Besoj që sot, mijëra persona do të besojnë shumë në këtë pandemic, në testet e në masat e marra, ashtu si unë… Mashtrimi më i madh që kam parë që kur kam lindur. Është një shprehje që kam lexuar e që e duartrokas: ‘Mjaft me këtë botë buratinësh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *