• |
ide | kryesore

Solsjkaer një hap larg shkarkimit: Manchester United zgjedh Allegrin për pankinën

-Instant, Sport



Manchester United është në krizë të plotë. Një fitore në tre ndeshje e zona e rënies një hap larg për një skuadër që ishte nisur me të tjera ambicje. Solskjaer, në fije të perit që kur mori vendin e Mourinhos në pankinën e Red Devils, është sërisht në diskutim. E sipas Daily Express, klubi ka hedhur sytë mbi Allegrin, që ka kaluar Pochettino në garën për pasuesin e teknikut norvegjez.

SHKARKIMI – Flitet prej kohësh për shkarkimin. Ole nuk i ka bindur kurrë plotësisht tifozët, që nuk e konsiderojnë në lartësinë e pankinës së United. Vendi i tretë në kampionatin e kaluar e la cështjen të ngrirë, por humbja me Tottenham e rindezi debatin. E tani ndjesia është se tekniku norvegjez luan qendrimin e tij në pankinë, kur Premier League të rifillojë deri në ndalesën e parë. Chelsea, Arsenal e Everton në kampionat, e tre ndeshjet e para të grupit të Champions do të përcaktojnë fatin e tij.

EKSPERIENCA – Akuza kryesore e drejtuar mbi Solskjaer është mungesa e rezultateve. Klubi, në këto vite, e ka vënë dorën fort në portofol duke blerë Maguire e Ëan Bissaka në mbrojtje e Bruno Fernandes e Van de Beek në mesfushë. Ndoshta mungon një sulmues, por Lukaku u la të largohej me shumë lehtësi. Zgjedhje që tani po dalin kundër. Klubi, sipas tabloidit, është në kërkim të një trajneri që ka eksperiencë të madhe e të jetë edhe fitues.

FITUES – Ja përse Allegri ka kaluar Pochettinon. Tekniku argjentinas e njeh Premier por nuk e ka fituar kurrë. E edhe në Europë, përjashtuar shpërthimin në finalen kundër Liverpool, Spurs nuk kanë impresionuar kurrë. CV e argjentinasit nuk krahasohet me atë të Allegri i aftë të fitonte 6 tituj kampion në Itali e të shkonte dy herë në finalen e Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *