• |
ide | kryesore

Allegri po i dënon karrierën, Chiesa shpërthen pas zëvendësimit në derbi: “Gjithnjë ndërrimi i parë”

Sport
Chiesa



Më shumë urrejtje se dashuri. Marrëdhënia mes Federico Chiesa dhe teknikut Max Allegri nuk ka qenë kurrë ajo më e thjeshta. E në këto vite bashkëjetesë te Juventus ka pasur momente tensioni dhe keqkuptimi mes të dyve. Ashtu si me rastin e derbit të fundit ndaj Torinos. Menjëherë pas zëvendësimit në minutën e 65′, kur u fut Yildiz, anësori shpërtheu me një frazë “gjithmonë zëndësimi i parë”, pasi u ul në stol, që nuk lë asnjë dyshim. Duke thënë se në realitet ishte i dyti (pak para tij Iling-Junior kishte marrë vendin e Kostic), Chiesa përsëriti, edhe pse pa dalë nga kufijtë e edukatës, mendimet e tij për një menaxhim teknik, të Allegri, që shpesh e ka mërzitur.

I gjithë faji është i një formacioni loje, ai 3-5-2 i adoptuar nga Allegri, i cili “e pengon” trajnerin e Juventus që të nxjerrë njëkohësisht në fushë ish-lojtarin Viola dhe të talentuarin Kenan Yildiz. Pikërisht shpërthimi i talentit turk, i cili përfundoi në stol pas rikthimit të plotë të Chiesa, u bë shkaku i parë i uljes së minutazhit të lojtarit të kombëtares italiane, i cili për më tepër e gjen veten duke luajtur në një rol, atë të sulmuesit të dytë, jo ekzaktësisht në karakteristikat e tij.

Lexo më tejVideo/ Vlahovic e Chiesa nuk kuptohen! Caressa: “Pak e dalluan çfarë ndodhi në zëvendësimin e numrit 7”

Më e mira do të ishte rreshtimi i një tridhëmbëshi, me të dy në përkrahje të serbit Vlahovic. Por vetë tekniku Max Allegri përsëriti se me formacionin me dy qendra skuadra ka gjetur ekuilibrin dhe ndryshimi në rrugë e sipër do të ishte i rrezikshëm. Me pak fjalë, kështu do të shkojë për këtë vit, pastaj nga sezoni i ardhshëm shumë gjëra mund të ndryshojnë. Në pankinë ose në të ardhmen e Federico Chiesa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *