• |
ide | kryesore

SHBA/ Kandidatja për Gjykatën e Lartë, më pranë konfirmimit

-Instant, Lajme, Planet



Gjykatësja Amy Coney Barrett, e zgjedhur nga presidenti Donald Trump për të mbushur vendin e mbetur bosh në Gjykatën e Lartë pas vdekjes muajin e kaluar të ish-anëtares së Gjykatës Ruth Bader Ginsburg, kaloi pengesën e parë në procesin e konfirmimit, pas përmbylljes dje të seancave katër ditore me pyetje-përgjigje në Komisionin e Senatit për Gjyqësorin. Ajo nuk pranoi të jepte një përgjigje të qartë për shumë çështje që nga aborti e deri te e drejta e armëmbajtjes.

Demokratët reaguan me shqetësim, duke thënë se nëse konfirmohet, gjykatësja Barrett mund të jetë pjesë e votuesve që mund të rrëzojnë ligjin për kujdesin shëndetësor. Anketat tregojnë se një shumicë e ngushtë amerikanësh besojnë se emërimi duhet të bëhet pas zgjedhjeve të 3 nëntorit. Por ndërsa amerikanët mësojnë më shumë për zonjën Barrett, nënë me shtatë fëmijë dhe katolike e devotshme, mbështetja për kandidaturën e saj po rritet. Ndërkohë që ka filluar votimi i hershëm, procesi i konfirmimit të saj mund të ketë ndikim te vendimet e votuesve:

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *