• |
ide | kryesore

Fjolla Morina merr propozimin për martesë vetëm pak kohë pas arrestimit

Paparazzi, Slider
Fjolla Morina



Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre javëve pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës.Pas një kontrolli në makinë, Fjollës iu gjetën 2 pistoleta, njëra prej të cilave ishte çakmak. Këngëtarja shoqërohej nga dy persona, shoferi Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla.Siç ka treguar në dëshminë e saj, këngëtarja po shijonte prej pak kohësh një romancë me këtë të fundit, madje ishin gati të martoheshin.“Me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat.”- ka treguar Fjolla ndër të tjera. Vetëm pak orë më parë, ajo i ka vërtetuar këto fjalë duke ndarë pamjet e propozimit romantik që ka marrë nga partneri.Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i ka propozuar për martesë Fjollës.

“Unë thash Po! Dashuri”- shkruan Fjolla krahas postimeve, duke dhënë kështu lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *