• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Skrapar/ Makina bie nga Ura e Blëzeckës, rreth 100 metër lartësi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është regjistruar sot përgjatë segmentit rrugor Çorovodë-Prishtë. Në vendin e quajtur Ura e Blëzenckës, makina e shtetasit Alban Faik Hasanllari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës. Rënia nga një lartësi rreth 100 metër në ujë e ka bërë tepër të vështirë nxjerrjen e trupit të të plagosurit nga automjeti.

37-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Burime të policisë në vendngjarje bëjnë me dije se, i plagosuri është nxjerrë nga makina me shenja të dobëta jete dhe më pas është transportuar me ambulancë drejt helikopterit. Mendohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte 37-vjeçari Alban Hasanllari si dhe lagështira në rrugë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *