• |
ide | kryesore

Joe Biden deklarohet pro Shqipërisë dhe Kosovës. Kush janë shqiptarët që kanë bërë thirrje pro tij

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Vetëm dy jave përpara zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, në një deklaratë të publikuar nga gazeta shqiptaro-amerikane Illyria, kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i referohet shqiptarëve dhe Kosovës.


Në deklaratën e postuar në rrjetin social Facebook të gazetës në fjalë, theksohet se ish-numri dy i Shtëpisë së Bardhë është një mik i hershëm i Shqipërisë, Kosovës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan. Si president,  Biden do të vazhdojë të mbështesë sigurinë e Shqipërisë, e zhvillimin demokratik dhe ekonomik në rajon.


Në deklaratë, ai angazhohet të: “Forcojë relatat SHBA-Shqipëri përmes rritjes së marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes, për t`u siguruar që Shqipëria të mbetet një aleat i fuqishëm në Nato e të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo do të thotë të ndihmojë shqiptarët të realizojnë reformat ë vështira- përfshirë ato të sundimit të ligjit, ani-korrupsionit, reformat e gjyqësorit dhe ato elektorale. Të ndihmojë, së bashku me partnerët europianë ekonomitë e rajonit të goditura nga pandemia, që të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt.

Një pjesë të rëndësishme të deklaratës e zë dhe Kosova, të cilën Biden e ka vizituar dy herë. Kandidati presidencial demokrat në SHBA  deklarohet si mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe insiston që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë njohjen e ndërsjellë. Biden, i cili e  ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës me 1999, e kritikon politikën e “pabalancuar” të Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë, ndërsa premton të rikthejë ndershmërinë dhe barazinë e marrëdhënieve mes tyre teksa të ecet drejt një bashkëpunimi më të mirë.

Me anë të një postimi në Facebook, publicisti Veton Surroi ka thënë se Joe Biden meriton besim të plotë për premtimin e tij si president se do angazhdohet në për zgjidhjen e  një marrrëveshje midis Kosovë-Serbi, pasi  është një nga të rrallët në Washingon që e diskutaur çështjen e Kosovës që në vitet 90-të.

“Joe Biden, një prej të rrallëve në Washington që në vitet e hershme ’90-të na priste e dëgjonte, një prej të rrallëve që çështjen e lirisë e demokracisë në Kosovë e ish Jugosllavi e shndërroi së bashku me kolegët e tij , demokratë e republikanë, në kauzë të Kongresit e të SHBA-ve në tërësi. Në njeri konsistent dhe i fjalës meriton besimin e plotë për premtimin e tij si president për një angazhim të balansuar e të drejtë për të arritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të njohjes së ndërsjellë dhe me respekt të tërësisë tokësore të Kosovës,”- thuhet në postimin e Veton Surroi.

Edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shprehur hapur mbështetjen për kandidatin demokrat, Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një video-mesazhi, ish-kryeministri i Kosovës ka ftuar shqiptarët që kanë të drejtë vote në SHBA, të dalin pro Biden dhe ta mbështesin në zgjedhje. Albin Kurti ka ndjekur nje tradite qe e filluan kater vite me pare Rama dhe Thaçi, po dy liderët tashmë janë lidhur aq shumë me administratën Trump sa këtë herë kanë ptreferuar të heshtin.

“Për shqiptarët në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ju drejtohem sot për t’ju nxitur të votoni për Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Një votë për Biden është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkët të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë, të cilat gjithmonë kanë lidhur bashkë Shtetet e Bashkuara, Kosovën dhe diasporën shqiptare si aleatë të përkushtuar. Që nga vitet e ’90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan” theksoi ai.

Po ashtu Biden ka marrë përkrahje edhe nga një këngëtare e njohur:
“Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, u tha këngëtarja Dua Lipa fansave të saj.

©Lapsi.al

16 Comments

    1. Gabohesh mik, se je dhe nacionalist,dhe me me cudit ne fakt qe mban anen e kandidatit tjeter dhe jo te nje mikut te sprovuar te shqiptareve.Nqs ti thua se te njejtin premtim do ua bente edhe serbeve,atehere, po te pyes:Nqs Trampi qenka me i mire per ne, dhe Biden me i mire per serbet, atehere, pse te gjithe serbet jane mobilizuar masivisht qe as edhe nje vote e vetme serbe mos te shkoj per Biden? Pyetja tjeter. Nqs ti e merr me mosbesim,kete deklarate thjesht vetem si deklarate fushate, atehere a paska bere Trumpi nje deklarate/premtim edhe me pro-shqiptare se Biden, qe ne ate rast ta votojme ate dhe jo Biden?-Natyrisht qe jo,perkundrazi me Trumpin na pret futja e duarve serbe ne Ujman e ndoshta edhe ne Trepce, si dhe nje asosacion i frikshem per komunat serbe. Ti besoj e di kontributin e madh qe ka dhene Biden per shqiptaret.Mos u merr vetem ne kohen e Obames, se Obama nuk ishte ndonje pro shqiptar i madh, por them qe ne 1990 e ketej. Biden ishte nje nga 3 senatoret e vetem(perfshi John Mccain-republikan) qe bente thirrje per hyrje me trupa tokesore(dhe jo vetem fushate ajrore) jo vetem ne Kosove, por ne gjithe ish Jugoslllavine.Si mund ti doje Trump shqiptaret me shume se Biden, kur serbet, antiamerikanet me te medhenj ne bote, kane arritur deri ne ate lloj shfaqje cirku, sa bejne edhe murale me portretin e Trumpit neper vendet ku jetojne, kur deri dje digjinin flamujt amerikane. dhe qe pervec ketyre servilizmave all-serbce, lobi i tyre (bashke me qeverine serbe) po jep qindra milion dollare per ta kthyer Ameriken ne anen e tyre, ose te pakten jo me kunder tyre,dhe nuk po lobojne vetem tek Boltonat &Grenellat e Trumpit,por shume me thelle. Une Trampin e pelqej vetem ne goditjen qe i ka bere Kines, ne rritjen ekonomike,ne fokusimin per te ndertu forcat hapesinore amerikane,sepse si shqiptar ia du te miren aleateve tane amerikane. Por ne anen tjeter,ka ftohur mardheniet e SHBA me aleatet tradicionale euripiane,pra qe eshet ne kundershtim me interesat amerikane,(gje qe Biden do e riparoj kete dem),por mbi te gjitha qe me intereson me se shumti, JOE BIDEN eshte momentalisht PRO-Shqiptari me i madh qe gjendet ne Politiken aktive amerikane. Vetem Bob Dole apo i ndjeri Mccain mund t’ia kalonte.Dhe raste te tilla nuk e di a do na vijne me ne kete gjenerate, bile duket utopike, por jam i sigurte qe po ta shfrytezojme kohen e administrates Biden, mund ta bejme enderren realitet,ta krijojme Shqiperine etnike,(si fillim duke bashku Shqiperine me Kosoven) pra shume me heret se e kemi enderru.prandaj as edhe nje vote e vetme shqiptare ne Amerike nuk duhet te shkoj dem. Ska lidhje majtizmi djathtizmi,a eshte republikan apo demokrat.Interesi kombetar shqiptar mbi te gjitha.

  1. Nqs ka ngel per voten e shqipetareve ky padhoshi i groshes, mund tja kerkoje vetem yurit te Edrames. Hajde kandikar hajde

    1. Bravo kari vogel…… I ke ra pickes me ideologjine. Mamin mire e ke pas, apo eshte ne takimin e rradhes me ate karin e gjate, ……

      1. shko se po te qihet gruaja me kryetarin e partis. mjeran me xhepa shpuar qe ben tifo ne politik sikur te ishte ndeshje futbolli. rrot kari i papune blu

  2. Posi do ta ndihmosh siç do ndihmosh Serbinë.Harove që ja ke premtuar atyre duke ikërkuar dhe falje për bombardimet e Natos!!!Do ta ndihmosh si e ndihmove bashkë me ptrsidentin tënd Barakun që për 8 vjet e harruat krejt.

  3. O njerez zgjohuni nga gjumi e mos beni sikur votat e shqiptareve te amerikes do percaktojne fitoren e kujdo kandidati. Sic e tha dhe dikush me lart Bideja ishte 8 vjet zv president dhe e vetmja gje qe tha ishte qe kerkoi ndjese per bombardimet e Klinton. Me e bukura eshte se ai vuan nga dementia dhe shume shpejt harron se ca thote keshtu qe mos e merrni shume seriozisht

    1. Biden kerkoi ndjese per bombardimet e Amerikes ndaj serbeve? Ma gjej nje link te vetem qe e thote kete. Jo vetem qe nuk eshte e vertete por Biden ishte pikenisja e atyre bombardimeve (Bashke me Bob dole dhe Bushin e vjeter-fale lobit tone kuptohet). E filloi duke ia dhene mundesine kongresistit arberesh Dioguardi – lobistit shqiptare ne SHBA, qe te raportonte ne kongres, e vazhdoi me deklarata publike, e mos te flasim se ca ka bere tjeter jopublikisht. Ai urren serbet o njerez. A e keni pare qe edhe ne Beograd kur beri vizite, ne ceremonine e pritjes, jo vetem nuk ju perkul flamurit serb, sic e do protokolli serb, por e injoroi dhe vazhdoi te ecte. Po deklaratat anti serbe e djalit te tij i ke pare? e shume te tjera. Po faktin qe per nder te djalit te tij, iu vu emri nje rruge ne Ferizaj, dhe kur Joe Biden e vizitoi, la “amanet” qe cdo i lindur nga familaj Biden do e vizitoje kete vend.Apo falenderimet me lot ne sy, qe na bente (per nderimin qe ia beme djalit te tij), dhe premtimin per te qene mik i perjetshem i shqiptareve. Pra ajo miqesi vetem rritet, se ka brenda edhe arsye personale familjare.,pervec te tjerave. Nuk mund te dal Biden kunder vetvetes aq me teper tani ne vitet e fundit te karrieres se tij politike

  4. Me Biden: Kosova futet ne OKB, pa i bere koncesine te tjera Serbise.2.Serbia detyrohet te njoh Kosoven (dhe jo vetem marrveshje paqeje paqeje/obliguese. 3.Shqiperia merr ndihma te medha ushtarake.Kjo eshte shume e rendesishme sepse fatkeqesisht Shqiperia dhe Kosova jane te vetmet vende ne Ballkan qe skane qofte dhe nje tank te vetem. Investimet ne ushtri jane qesharake,te pakten 10fish me te vogla se serbet. 4.E riforcojme ne piken me te larte deri me sot, aleancen Shqiptaro-Amerikane, dhe ne te njejten kohe, e prishim pajtimin artificial ,qe serbet ne menyre servile po mundohen te bejne me Ameriken. nderkohe po te humbi Biden, serbeve jo vetem nuk u prishet ajo lloj “pajtimi” qe po mundohen te bejne me lloj lloj servilizmash, por mardheniet e tyre do avancojne.gje qe do te na demtonte.5. Fiton VV ne Kosove, dhe ska nevoje te thuhet per te mirat qe do sillte fitorja e VV per Kosoven dhe shqiptaret ne pergjitthesi. 6. Vdes Minishengeni dhe ne te njejten kohe Shqiptaret behen zotet e Ballkanit,dhe po te dime ta menaxhojme situaten e re, krijojme Minishengen ushtarako-diplomatik me vendet anti-serbe, Shqiperi-Kosove-Fyrom, Kroaci,Mali i Zi,Bosnje,Hungari, Bullgari. 7. E shpetojme Malin e Zi pa rene ne duar te serbeve 8. Rruga per ne BE afrohet, sepse dihet qe Europianet, nje pjese te madhe te dashamiresise dhe perkrahjes qe e kane ndaj shqiptareve e kane vetem fale Amerikaneve..dhe shume avantazhe te tjera

    1. Biden është i kapur nga Soros. Si t’ia bëjmë , me këtë të bëhemi? Na jepni ndonjë mëndje se do votojmë ne këtu.

  5. Shqipot per lepirje b* jane te paret! Ngrejne permendore udheheqesve amerikane, pa vdekur akoma! Ju ndrojne emrat rrugeve, ju vene emrat e X presidenti, qe sot eshte neser seshte. E terci, e versi.

    Dhe me e madhja, jemi te fundit ne kete halene qe otomatet ja vune emrin Ballkan Cok Gusel Hesap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu