• |
ide | kryesore

Video/ Roma shuplakë Beneventos: Kumbulla 12 minuta në fushë

-Instant, Sport, Video



Në ndeshjen e mbrëmjes për javën e 4 të Serie A, Roma mposht 5-2 me përmbysje Beneventon e arrin Inter në renditje në kuotën 7 pikë. Caprari ngriu Olimpicon në minutën e 5′, por verdhekuqtë përmbysin ndeshjen në 4 minuta, mes të 31′ e 35′ falë dyshes së tyre të spikatur Pedro e Dzeko. Miqtë nuk u dorëzuan dhe gjetën barazimin në minutën e 55′ falë Lapadulas, që shënoi pas penalltisë së grushtuar fillimisht nga Mirante. Në të 69′ Veretout kaloi sërisht Romën në avantazh me penallti, Dzeko bëri poker në të 77′ e Carles Perez përfundoi shuplakën në minutën e 89′.

Me pak frikë e pasiguri, por në fund Roma mori një fitore të rëndësishme, që i lejon të arrijë Inter në klasifikim e ta shohë veten -1 nga Napoli e Juventus. Ata që kanë nderuar teknikun Fonsecan, janë treshja ofensive (Pedro, Mkhitaryan e Dzeko), të aftë të gjenden në hapësira e të dialogojnë mes tyre, duke shfrytëzuar në maksimum gjithë kualitetin që kanë në këmbë. 12 minuta lojë edhe për mbrojtësin e kombëtares Marash Kumbulla, që ka humbur dualitetin me Ibanez, pas dëmtimit të Smalling.

Për Beneventon, ndërkohë, për gati 70 minuta mbeti iluzioni për tu kthyer në shtëpi me një barazim të cmuar, mendim që u shua në fund, kur Roma ndryshoi ritëm (5-2), për lumturinë e Dan e Ryan Friedkin (të dy prezentë në tribunë).

GOLAT E NDESHJES



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *