• |
ide | kryesore

Pëson defekt në Rinas avioni me pasagjerë, udhëtarët mbeten të bllokuar në bord

Lajme, Të fundit



Mbeten të Bllokuar në Rinas 180 pasagjerë të cilët presin të fluturojnë drejt Italisë.

Avioni Rinas-Venecia ka pësuar avari dhe prej afro tre-katër orësh 180 pasagjerët mbetën të bllokuar brenda në avion.

Ata janë shprehur se nuk i lejojnë të zbresin dhe nga ana tjetër nuk i informojnë se përse nuk po nisen për fluturim.

Pasagjerët tregojnë se avioni nuk është rregulluar akoma dhe shtojnë se edhe sikur të rregullohet, ata kanë frikë të nisen se mos pëson defekt sërish rrugës.

Ata thonë se agjencitë thonë se po zbritet nga avioni nuk u rimbursojnë biletat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *