• |
ide | kryesore

Vlorë/ Arrestohet personi që dogji makinën e 54-vjeçarit

Lajme, Të fundit



4 persona arrestohen nga Policia e Vlorës, njëri prej të cilëve është autori i djegies së makinës së shtetasit Sh.M, ngjarja e ndodhur dy ditë më parë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve, në vijim të veprimeve për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit në pronësi të shtetasit Sh. M., pas provave të grumbulluara kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. T., 45 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi më datë 17.10.2020, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, dyshohet se ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit Sh. M., 54 vjeç, banues në Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu është arrestuar shtetasi me iniciale G. B., 17 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, pas një konflikti të çastit. Gjithashtu Policia ka ndaluar shtetasin A. B., 46 vjeç, banues në lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme në prani të djalit të tij.

Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasi  A. Y., 31 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *