• |
ide | kryesore

U përpoq të vidhte banesën e një gruaje në lagjen “Partizani”, arrestohet 27-vjeçari vlonjat

Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës për vepra të ndryshme penale. Një 27-vjeçar pasi tentoi të vidhte një banesë. I riu me inicialet G.Ç., u përpoq të vidhte banesën e një shtetaseje në lagjen “Partizani”.

Ndër të tjera, një 57-vjeçar është kapur dhe arrestuar nga policia e Delvinës pasi ishte shpallur në kërkim. 57-vjeçari me inicialet J.C., ishte shpallur në kërkim nga policia që nga tetori i këtij viti pasi dyshohet se ka dëmtuar 70 pemë ulliri, në pronësi të një shtetasi tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *