• |
ide | kryesore

Drejtonin automjetet në gjendje të dehur, dy të arrestuar në Vlorë

-Instant, Arkiva
Vlorë



Policia e Vlorës ka arrestuar dy shtetas, ndërsa një tjetër do të procedohet në gjendje të lirë. Mësohet se shtetasi me iniciale A. Rr., 62 vjeç, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Ndërsa shtetasi me iniciale A. B., 66 vjeç, banues në Sarandë, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Ai po ashtu u përfshi në një aksident rrugor, me automjetin me drejtues shtetasin A. Z.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ditën e djeshme është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin K. D., si dhe i ka dëmtuar atij, xhamin e automjetit.

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan shtetasit:

-A. Rr., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-A. B., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor, me automjetin me drejtues shtetasin A. Z.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *